×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i acartë në Gjermani, kosovari lëshon hotelet e tij për të pastrehët

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Nazmi Aruqi, është një shqiptar nga Kosova, i cili kishte ikur në Gjermani në vitin 1995 për t’i shpëtuar serbëve. Në fillimin e tij atje bëri jetë të vështirë me sfida, ndërsa sot është një biznesmen.

    Pyetje: Ti nuk ke pas askënd në Gjermani, gjuhën nuk e ke ditur, shtëpi nuk kishe. A je detyruar ti që të bëje jetën e një të pastrehu?

    N.Aruqi: 2 javë kemi qenë nëpër rrugë, normal pa ngrënë pa pirë dhe pa strehim.

    Temperaturat në qytezën e Frankfurtit këtë dimër kanë shkuar -16 gradë Celsius, ky dimër i egër e ktheu atë pas në kohën kur flinte rrugëve. Për këtë arsye Nazmiu vendosi që dy hotelet e tij t’i vendose në dispozicion të personave që nuk kanë një strehë.

    N.Aruqi: Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një I pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel.

    Pyetje: Nazmi në momentin që more vendimin që të hapje dyert e hotelit, shkove të një person I pastrehë dhe e ftove atë? Si veprove?

    N.Aruqi: Unë more në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në FB dhe 6 mijë njerë e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane.

    Pyetje: Nuk e mendove që duke future të pastrehët në hotel do të iknin klientët? A bërë një bilanc se sa do të kushtonte kjo vepër?

    N.Aruqi: Barazia më ka dal që unë do t’I jepja këtë strehim pa marrë parash kostot.

    Prej një javë Nazmiu në hotelet e tij nuk pret pushues, përkundrazi ai ka vendosur që biznesin e tij të lë në dispozicion të atyre njerëzve që janë harruar shoqëria, pra endacakët. Me disa prej të pastrehëve Nazmi është lidhur aq shumë sa ka vendosur tu ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë.

    N.Aruqi: Kemi dhe persona që do t’i jap banesë më qëllimin që të ardhmen ta ngrënë këtu. Do i punësoj ata.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, deklaroi se edhe vet opozita nuk e beson që do të fitojnë në zgjedhjet e muajit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo dhe Kevini gjatë kësaj mbrëmje kanë biseduar rreth Anës. Ana i ka dëgjuar dhe u afrua tek ta, ku dhe i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Hargreaves përmes një shkrimi në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhku, ka përshëndetur vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e përdorimit të Doracakëve...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.