×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosprania e Thaçit në varrimin e babait, Specialja deklarohet sërish

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, përmes një komunikate ka sqaruar situatën e mosardhjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, në varrimin e babait të tij Haxhi Thaçit.

    Kjo komunikatë vjen pas interesimit të madh rreth kësaj çështje.

    DHSK-ja sqaron se korniza ligjore  i lejon të paraburgosurit të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye detyruese humanitare.

    “Gjyqtarët e miratuan këtë rregull bazuar në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, duke përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave transmeton Klankosova.tv

    Zëdhënës Michael Doyle, tha se është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e të qenit me familjen në situata si kjo.

    “Deri më tani, trembëdhjetë vizita të tilla nga të paraburgosurit në Kosovë janë urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara dhe janë menaxhuar nga gjykata, për shembull që një i paraburgosur të vizitojë një të afërm të sëmurë ose të bëjë nderime dhe të kalojë kohë me anëtarët e ngushtë të familjes pas vdekjes së një të afërmi”, theksoi ai.

    “Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur kërkesa është bërë me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata si kjo. Ata vendosin bazuar në kornizën ligjore të KSC dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”,shtoi Doyle, njofton Klankosova.tv

    Tutje në komunikatë, thuhet se kjo gjykatë nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me ish-presidentin Thaçi.

    ” Kjo për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa janë gjithmonë fillimisht konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale. Pas përfundimit të një vizite humanitare, gjyqtarët zakonisht i riklasifikojnë këto dokumente në mënyrë që publiku të mund të informohet më në detaje. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë pak kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, theksohet në komunikatën e lëshuar për media.

    Haga ia kishte lejuar Hashim Thaçit që ta vizitoi babanë disa ditë para se të vdiste.

    Thaçi më 13 mars erdhi në Kosovë dhe e vizitoi atë derisa ishte i shtrirë në QKUK.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    “Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë i lejohej të bënte dhe si duhej ta bënte, dhe kjo nuk...
    Lajme19 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DnV ka reaguar lidhur me vendimet e PZAP-së për ankesat e subjekteve politike, i cili tha se ankesat nuk...
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës  ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash. Sipas një njoftimi të Policisë së Kryeqytetit, i dyshuari ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, duke theksuar se përfshijnë edhe persona që dikur kanë...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte për të pamen në familjen Thaçi. Konjufca ka shkruar edhe në librin e zisë. Aty e...
    Lajme19 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin. Këto viktima më 2 prill 1999, bashkë me qindra...
    Sport19 Mars 2025
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Qeveria gjermane në largim është dakorduar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë...
    Lajme19 Mars 2025
    Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.