×
  • Lajme
  • Lajme

    Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit nga Biden, konsiderohet distancim prej saj

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Mospërmendja zyrtare e marrëveshjes së Uashingtonit nga administrata e re e ShBA-së ka krijuar mëdyshje rreth mbështetjes së presidentit Joe Biden ndaj zotimeve të 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në dy letër shkëmbimet zyrtare të presidentit amerikan, drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Vuçiq nuk përmendet fare marrëveshja e Uashingtonit e arritur nën administratën Trump.

    Kjo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është rastësi, por tregon distancimin e administratës së re nga marrëveshja, teksa thonë se mund të shtyhen përpara vetëm pjesë të saj. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit vazhdon të konsiderojë se e vetmja pikë e mirë nga ajo marrëveshja ishte njohja e Izraelit.

    Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress se duke e ditur çka paraqet për Kosovën ajo marrëveshje, do të ulen me administratën e re të ShBA-së për të diskutuar, pasi disa nga ato pika të marrëveshjes, sipas tij kanë qenë edhe në kuadër të dialogut të Brukselit.

    “Zotëri Kurti edhe në të kaluarën ka thënë se ai dokument më së miri është i lexueshëm doket nga fundi i saj. Përfitimi nga ajo pika ku përcaktohet vullneti i shtetit të Izraelit për të vendosur marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, e duke njohur atë fillimisht. Është lajm i mirë, një njohje e re e rëndësishme për të cilën ne edhe kemi uruar dhe jemi të përkushtuar që në momentin e parë që të vijmë në qeveri të vendosim marrëdhënie të sinqerta, korrekte të partneritetit me Izraelin”, ka thënë ai.

    Sipas tij, është lajm i mirë që SHBA ka një administratë të re.

    “Mendoj që është lajm i mirë që në ShBA tashmë ka një administratë të re, e cila udhëhiqet nga presidenti Biden, të cilin ne e kemi përkrahur hapur dhe publikisht gjatë fushatës presidenciale në Amerikë. Disa nga pikat e dokumentit të Uashingtonit janë pika që kanë qenë marrëveshje në kuadër të dialogut me Brukselit, në anën tjetër janë disa pika të cilat janë vështirë të kuptohen se gjenden në mesin e atyre 16-17 pikave të marrëveshjeve. Duke e ditë këtë dhe argumentuar atë se çka paraqet për Kosovën, tashmë me një administratë të re që është shumë e mirë dhe lehtë të ulemi ashtu që të diskutohet gjithçka brenda bashkëpunimit që synojmë të forcojmë me ShBA-së”, ka shtuar ai.

    Ndërsa, drejtori i institutit “Epik”, Demush Shasha thotë se në asnjë shkëmbim të lartë politik nga ana e ShBA-së nuk është përmendur marrëveshja e Uashingtonit. Sipas tij, kjo tregon se administrata e re Biden nuk e konsideron këtë marrëveshje si ndërtues të politikave të saja karshi dialogut Kosovë-Serbi.

    Megjithëkëtë, Shasha tregon cilat nga pikat mund të ripaketohen në kuadër të politikës ë re amerikane karshi Kosovës dhe Serbisë.

    “Ajo që duhet të presim është që një numër i pikave do të ripaketohen në kuadër të politikës së re të administratës Biden karshi Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi. Pra pres që një numër i pikave të asaj marrëveshje të mbesin në fuqi, por të ristrukturohen në kuadër të qasjes së re të Biden. Në këtë kuptim qasja do të mbetet e njëjtë sa i përket sigurisë së shërbyesve 5G, qasja do të jetë e njëjtë sa i përket gjërave infrastrukturore, sa i përket Hamasit, e kështu me radhë”, deklaron ai.

    Letrat e presidentit Biden, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike po i sheh si tregues për një qasje ndryshe nga administrata Trump.

    “Kjo tregon që administrata Biden do të ketë një qasje më të ndryshme nga ajo e administratës Trump. Do të ketë një qasje më të strukturuar dhe ndoshta më të thellë ku e sheh kontestin historik dhe politikë pak më shumë se administrata e kaluar. Mos përmendja e marrëveshjes së 4 shtatorit mbetet të shihet a është përnjëmend, do të eskivohet nga administrata Biden. Apo do të merren copëza të saj që mendojnë që janë të dobishme. Nëse në një dimension më të gjere kur kjo marrëveshje konsiderohet negative nga qeveria e ardhshme, atëherë mos përmendja e kësaj marrëveshje është pozitive në këtë funksion. Pasi nëse ka pika problematike që kjo qeveri i konsideron dhe nëse administrata e zotëri Biden ka qëndrime të njëjta, atëherë ne mund të kemi një lloj pajtueshmërie për largimin e disa pikave, apo implementimin e të tjerave”, pohon Fetahu.

    Më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në gjithsej 16 pika, mes tjerash flitej për bashkëpunim ekonomik dhe investime miliardësh nga ana amerikane në Kosovë, mirëpo ende diçka e tillë nuk ka ndodhur.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka bërë një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, duke treguar me foto se pensionistët janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.