Granit Musa është futbollisti i radhës që i ka dhënë fund aventurës me Llapin.
Musa ka njoftuar në rrjetin social “Facebook” se është larguar nga Llapi për shkak të mospërmbushjes së kontratës nga klubi llapjan, shkruan FrontOnline.
Njoftimi i plotë i Musës:
“Të dashur miq dhe ju sportdashës, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit futbollistik ” KF LLAPI”.
Sot për arsye të mospërmbushjes së disa pikave të kontratës profesionale nga ana e “KF LLAPI” kam kërkuar shkëputjen e saj.
Mirënjohës dhe falenderues do të ju jem çdo herë qytetit të Podujevës.
Dua t’i falenderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shumë të mira, bashkëlojtarëve i’u uroj suksese në vazhdim ndërsa për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim.
Me respekt, Granit Musa“./FrontOnline/