Analisti politik, Belul Beqaj thotë se vendimi për moslejimin e Albin Kurtit të kandidojë në zgjedhje nuk do ndikojë në rezultatin zgjedhor.Mirëpo ai konsideron se moskandidimi i tij do të shumëfishoj mllefin i cili pas zgjedhjeve mund të reflektojë varësisht nga rezultati.
“Mendoj se vendimi per mos lejimin e Albin Kurtit nuk do të ndikoj shumë në zgjedhje por mos kandidimi i tij do të shumëfishoj mllefin dhe pakënaqesinë e cila mund të reflektohet pas zgjedhjeve në forma të ndryshme varësisht nga rezultati i zgjedhjeve“, deklaroi Beqaj për Gazeta Blic.
Beqaj thotë se rezultati zgjedhor do jetë pasojë e sjelljeve politike.“Besoj se rezultati i zgjedhjeve do të jetë pasoje e reflektimit të sjelljeve politike. Prandaj, nëse moskandidimi do të ngrisë mbështetejen ajo do të nënkuptoj sjelljet racionale politike, nëse moskandidimi ulë mbeshtetjen ajo do të nenkuptom sjellje emocionale të cilat mund të destabilizojnë situatën“, shtoi ai
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi dje që kandidatët që nuk janë certifikikuar nga KQZ-ja të mos zëvendësohen me kandidatë të tjerë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë paralajmëruar se do të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme për këtë çështje.Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka dorëzuar poashtu ankesë në Gjykatën Supreme për shkak të vendimit të PZAP-së.