×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosha mesatare e të vdekurve nga COVID gjatë kësaj jave në Kosovë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Situata epidemiologjike në vend është rënduar gjatë ditëve të fundit. Vetëm gjatë kësaj jave, janë regjistruar 65 vdekje nga kjo sëmundje. Personi më i ri në moshë që ka vdekur në shtatë ditët e fundit është i moshës 46-vjeçare. Por, sa është mosha mestare e viktimave nga koronavirusi gjatë këtyre ditëve?

    Tetë persona nga katër komuna të vendit e kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Këto raste të vdekjes janë regjistruar në Prizren, Gjilan, Prishtinë dhe Suharekë. Personi më i ri që ka vdekur është i moshës 60-vjeçare, derisa më i vjetri i moshës 89-vjeçare.

    Me këto raste, numri i vdekjeve vetëm gjatë kësaj jave ka arritur në 65, derisa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 784 raste të vdekjes.

    Gazeta Express ka analizuar raportet e javës së fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku tregohet edhe mosha e viktimave. Bazuar në këto raporte, mosha mesatare e viktimave nga kjo sëmundje gjatë këtyre shtatë ditëve është 69.8.

    Personi më i ri që ka vdekur gjatë këtyre ditëve nga koronavirusi është i moshës 46-vjeçare.

    Ndryshe, gjatë dy javëve të fundit është rritur numri i rasteve pozitive me COVID-19. Pas rritjes së numrit të të prekurve, Qeveria është detyruar që t’i shtrëngojë masat.

    Për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, janë vendosur kufizime të reja nëpër komunat e vendit, varësisht prej numrit të të infektuarve.

    Të gjitha komunat kategorizohen në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit: komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100.000 banorë brenda një javë), komunat me rrezik të mesëm (nga 76-150 persona të infektuar për 100.000 banorë) dhe ato me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100.000 banorë).

    Me masat e reja, kufizohet lëvizja, bizneset mund të punojnë në orare të caktuara, transporti publik mund të funksionojë duke shfrytëzuar vetëm deri në 50% të kapaciteteve e taksitë mund të punojnë vetëm me një pasagjer.

    Kufizime në orarin e punës do të ketë edhe për qendrat tregtare, veprimtaritë e hotelerisë dhe gastronomisë, aktivitetet kulturore, aktivitetet sportive, derisa institucionet private dhe publike duhet të punojnë vetëm me staf esencial.

    Këto masa do të hyjnë në fuqi nesër në orën 18:00, derisa ata që nuk i respektojnë do të gjobiten sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

    Për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave obligohen Policia e Kosovës dhe inspektoratet.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me një valë kritikash nga miqtë e Kosovës pas publikimit të një...
    Lajme02 Janar 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Lajmin për Express...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Lifestyle02 Janar 2025
    Ata që dëshirojnë të humbasin kilogramët e tepërt që janë shtuar gjatë sezonit të festave, nuk duhet të anashkalojnë mëngjesin, sugjerojnë shkencëtarët...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, ka marrë pjesë sot në një ceremoni nderimi për Dëshmorët e Kombit, së bashku me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, ka thënë të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.