×
  • Lajme
  • Lajme

    Moscertifikimi i Srpska nga KQZ, Ambasada e SHBA’ve: Veprim i motivuar politikisht, palët që kanë problem t’i drejtohen PZAP

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar në lidhje me mos certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    SHBA shprehet thellësisht e shqetësuar me me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

    Ata konsiderojnë se vendimi është i motivuar politikisht, duke kërkuar nga palët që kanë problem që t’i drejtohen Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    “Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA për Gazetën Express.

    Ambasada potencon rolin e KQZ në në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve, duke shtuar se ligji duhet të zbatohet.

    “KQZ-ja luan rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe për të siguruar që ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësisht vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike”.

    “Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë probleme me proceset e KQZ-së që të shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar. Është thelbësore që votuesit e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thonë në Ambasadën e SHBA për Gazetën Express.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale bore, kryesisht në sasi...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së, ka zhvilluar takimin e radhës me kryesinë e Aleancës. Gjatë këtij takimi, Haradinaj thekson se...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    ‘’Përballë një qeverie që ka dështuar ta përmirësojë jetën e qytetarëve dhe që e ka izoluar vendin, viti 2025 do të jetë...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës sonë që të regjistrohen për të votuar. Në Evropë, Amerikë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, i ka rënë të fikët pas përplasjes me policinë te “Pallati me shigjeta”. A2CNN mëson...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, ka kritikuar Qeverinë për ndihmën financiare të ofruar në fund të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    “Film i metrazhit të shkurtë”, do përshkruhej më së miri rasti i përdorur për fushatë nga Lëvizja Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    “Qeveria Kurti ka pasur qasje armiqësore me Sindikatat, ndonëse ishte e majtë, tash na doli ndryshe”, shprehet për FrontOnline Ali Sefaj, kryetar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat në mesin e protestuesve në Tiranë. Ai tha se qeverinë e pret një dimër i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.