Ekipi i Kosovës në xhudo e mbylli Kampionatin Evropian “Lisbona 2021” me tri medalje të fituara.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta, derisa Nora Gjakova e fitoi të bronztën, shkruan FrontOnline.
Përveç tyre, Kosova mori pjesë në këtë garë edhe me Laura Fazliun dhe Loriana Kukën, të cilat zunë vendin e pestë në kategoritë përkatëse.
Kështu, Kosova ishte shteti më i suksesshëm në këtë garë me tri medalje të fituara dhe me dy “vende të pesta”.
Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka e ka nisur ditën e sotme me një foto të Nora Gjakovës, ku kjo e fundit tregon “pasionin e saj” për sportin.
“Pasioni i fitores. Mos u ngatërroni me ato. Çikat e Kosovës”, ka shkruar Kuka në “Facebook”./FrontOnline/