Në postimin ku Mustafa flet për dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të LDK’së, rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kurtin dhe Osmanin, si dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vëmendje ka marrë komenti i Rugovës.
“Mos u lodh me fol e verteta eshte ajo qe po e flet”, ka qenë komenti i tij.
Mustafa, përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar për atë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe humbjen e thellë të partisë që e drejton.