“Mos u huto”, është sfida e buxhetit për këtë javë nga ArtMotion.
Këtë herë banorët do të testohen në memorizim, logjikë dhe aftësi bashkëpunimi.
Loja zhvillohet në dy faza, të enjten dhe të premten, ku banorët do të veprojnë në dy grupe të ndryshme.
Kapitenët e grupeve janë Gresa dhe Edi, të përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre për të përmbushur detyrat.
Pjesë e ekipit që do të udhëhiqet nga Gresa janë: Lela, Kevini, Anisa, Gjesti, Vullneti, Drenusha, Driloni dhe Leo.
Ndërsa, pjesë e ekipit që do të udhëhiqet nga Edi janë: Xuxi, Sara, Burimi, Pauli, Arioni, Rovena, Xheneta dhe Ana.