×
  • Sport
  • Sport

    Mos-përmbushja e detyrimeve ndaj futbollistëve, FFK-ja dënon pesë klube, i paralajmëron edhe me heqje pikësh

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Pesë klube shqiptare nga Kosova janë dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit e Kosovës, raporton FrontOnline.

    Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mos-përmbushjes së obligimeve financiare ndaj futbollistëve.

    Klubet në fjalë janë Arbëria, Vitia, Trepça, Vushtrria dhe Ferizaj.

    Pesë klubet janë gjobitur me nga një mijë euro, por që klubet në fjalë, obligimet ndaj futbollistëve duhet t’i kryejnë brenda 15 ditësh.

    Për ndryshe, klubeve në fjalë do t’u merren pikët.

    Vendimi i plotë nga KD:

    Komisioni Disiplinor shqyrtoi edhe rastet e klubeve të futbollit në procedura të hapura disiplinore për mos përmbushjen e detyrimeve ndaj lojtarëve të tyre, konform kontratave të punës për periudhat e caktura kohore deri sa të njëjtit ishin anëtarë të tyre dhe për të njëjtit duke ju referuar akteve normative konform dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 69 paragrafi 1 pika a, sjell këtë vendim:

    1.KF Ferizaj
    2.KF Vushtrria
    3.KF Trepca nga Mitrovica
    4.KF Vitia nga Vitia
    5.KF Arbëria

    Vendimet e Komisionit Disiplinor

    DENOHEN: me të holla në shumë prej 1000 (njëmijë) euro.
    Afati i pagesës është 8-të ditë nga vendimi i marrë.
    Për klubet të cilat nuk i përmbushin detyrimet-obligimet financiare ndaj lojtarëve ne kontratat për periudhat e caktuara kohore.
    Obligohen klubet që brenda afatit kohore prej 15-të ditëve që t’i kryejnë detyrimet ndaj lojtarëve si dhe klubet tjera janë të obliguara që në tërësi t’i kryejnë obligimet ndaj lojtarëve. Përndryshe pason masa disiplinore (marrja e pikëve).

    Arsyetim: Komisionini Disiplinor me rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë pati ankimimet e lojtarëve nga klubet e sipërshënuara, dëshmitë nga raportet bankare për moskryrje të obligimeve ndaj të njëjtëve, takimet me zyrtar të klubeve në procedura disiplinore, përcaktimet e afateve kohore për kryrje të detyrimeve dhe nga të njëjta nxjerri këtë vendim komulativ për klubet të cilat neglizhuan rastin“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Të tjera
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Si të dalloni nëse keni mungesa ushqimore dhe si t’i korrigjoni ato? Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.