Ndonëse ka kohë që ka përfunduar, edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” diskutohet ende për spektaklin dhe spektrin e banorëve që grumbulloi.
Xhuli, ish-banore e këtij “reality-show” duket se akoma ka inate me Andin, po ashtu ish-konkurrent i këtij kompeticioni, shkruan Indeksonline.
Dyshja nuk njihet për raportet më të mira të mundshme, teksa përgjatë qëndrimit në shtëpi patën disa herë përplasje të ashpra.
Sot e asaj dite, Xhuli vazhdon t’i mbajë mëri Andit, teksa ka shpërndarë një video të edituar nga ndjekësit, ku shihet një prej konflikteve me Andin dhe dalja e tij nga shtëpia.
“Mos luaj me trajnerin!” ka qenë mesazhi që Xhuli i çoi Andit me videon e shpërndarë.
Vallë do të ketë ngjarë diçka edhe jashtë shtëpisë? Akoma nuk dihet!