×
  • Opinione
  • Opinione

    Mos e kujtoni Luginën vetëm për votë!

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Shkruan: Halil Selimi 

    Në 21 vjetorin e UÇPMB-së! Për të gjithë ata që nuk e dinë!

     

    Kjo është shtëpia ime në Ilincë të Preshevës! Edhe si e lënë pasdore, fati e përgëdhelë me një ylber qiellor!

     

    Kjo shtëpi dhe shumë si kjo nuk janë të banueshme nga njerëzit e saj, prandaj dhe nuk keni përse të kërkoni aty votë, ju tallësit e mëdhenjë me fatet e njerëzve nën pushtim!

    E dua vendin dhe vendlindjen time, edhe kështu të mohuar nga pushtuesi, fizikisht! E dua gjithmonë dhe pazëvendësueshëm me asnjë vend në botë! Edhe kështu të lënë pasdore, por jo edhe mashtrueshëm, siç po ndodhë sot, vetëm gjatë fushatave, për votë!

    Le ta kuptojnë kaq gjë, të gjithë ata/ato që kujtohen për Kosovën Lindore vetëm kur ju duhet sa për votë! Para se të kërkoni votën luginasëve, duhet të ktheni kokën mbrapa dhe të shihni pak se me sa mund e djersë, me sa sakrificë e gjak, por dhe me lekë, e kanë fitur, shqiptarët e Luginës, këtë të drejtë të shtrenjtë?! E drejtë legjitime, besoj, por e pa njohur akoma me ligj të veçantë, për t’i bërë shtetas të Kosovës, pjesë e të cilës kanë qenë, me mendje e me shpirt, gjithmonë!

    Veprimtaria çlirimtare e Luginasëve ka qenë gjithmonë në krye të zhvillimeve historike kombtare dhe janë krenaria jo vetëm e Luginës, por e gjithë shqiptarisë! Krenaria e përpjekjeve dhe luftës çlirimtare për liri, e cila, mjerisht nuk u kurorëzua me fitore të plotë as në Kosovë, jo më në Kosovën e paçliruar, siç e kam për dhembje ta quaj unë, Luginën e Preshevës!

    Dhe për fund, unë nuk di që ka ndonjë kandidat, në ndonjë parti, të ketë kandiduar në emër të Luginës?! Ka vetëm emra kandidatësh, me të cilët manipulohet për të vjelur votat e Luginasëve në Kosovë! Rrjedhimisht, nuk ja vlen t’i dhurosh kënaqësinë e manipulimit, askujt!

    Por, mos harroni!

    Kjo shtëpi imja në Ilincë të Preshevës, aktualisht e pabanuar me njerëz dhe e harkuar me një ylber, të cilën, para dy javësh, ma përcolli me foto një bashkëvendasi im (S. Ademi, të cilin e falënderoj shumë!), vlenë më shumë se çdo pushtet! Prandaj, mos guxoni të luani politikisht me fatin e njerëzve nën pushtim, siç po bëhet poshtërsisht në këtë fushatë, e cila më shumë duket si luftë mes armiqsh, sesa konkurencë politike mes partishë, mjerisht!

    I kujtojmë përjetësisht dhe me përulje krenare dëshmorët dhe heronjë që na mungojnë bashkë me Lirinë!

    L A V D I !

    HS.

    Nga Rubrika
    Opinione17 Prill 2025
    Nga: Chris Murphy / The Daily Telegraph Ekonomistët dhe analistët kanë kaluar dy javët e fundit duke u përpjekur me ngulm të...
    Opinione15 Prill 2025
    Burimi: The Guardian, Nesrine Malik. “Njerëzit flasin me të pavërtetën për Amerikën”, më tha dikur një gazetar i huaj me përvojë. Ka...
    Opinione12 Prill 2025
    Nëse ShBA-ja arrin të bindë pjesën tjetër të botës që të mbyllë tregjet për Kinën, kjo mund të jetë rënia e Xi...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.