×
  • Lajme
  • Lajme

    Mos certifikimin e Listës Serbe, Daka e quan “film”: KQZ-ja nuk jep mendim nëse është organizatë terro*riste

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka komentuar vendimin ka komentuar mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Teksa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që urdhëroi KQZ-në të certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Daka e ka quajtur mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja një “film”, duke e kritikuar politikën që qëndron pas tij dhe duke theksuar se KQZ-ja nuk është institucioni i duhur për të dhënë mendime nëse një grup është terroriste.

    “Edhe kjo është bërje e politikës. Lista Serbe ne të gjithë e dimë, kush janë, si vepron dhe kush kanë qenë. Dhe këtë e kanë edhe ditë edhe ministria e Punëve të Brendshme, këtë e dinë të gjithat të cilët kujdesen për sigurinë e shtetit tonë. Dhe kanë mundësi të ndërmarrin hapa dhe të veprojnë në atë drejtim. Nuk është KQZ-ja ajo me dhënë mendim se as është dikush terrorist apo jo”, ka thënë Daka në Debat Plus në RTV Dukagjini.

    Daka theksoi se për të shpallur një organizatë si terroriste, duhet të ekzistojnë prova dhe të dërgohen në vendin e duhur.

    Ajo ka shtuar se KQZ-ja është përgjegjëse për certifikimin e listave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe që ky proces është thjesht një formalitet, pasi listat duhet të kalojnë të gjitha filtrat ligjore.

    “Qysh kanë vepruar në rastin e disa organizata terroriste munden edhe tash. Është në fuqi ligji për sigurinë shtetërore, dhe në bazë të atij ligji dihet se kur mundet një organizatë apo një grup të shpallet terroriste. Dhe në qoftë se ka të dhëna dhe prova, duhet të dërgohen në vendin e duhur.

    Ndërkaq KQZ-ja vendos për certifikimin e një listë të kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet dhe të cilët kanë kaluar të gjithë filtrat, në të gjitha institucionet. Dhe pasi që zyra për certifikim ka dhënë një rekomandim që të ajo listë të certifikohet, është pothuajse formalitet votimi i certifikimit. Pastaj të gjithë këto pastaj janë vetëm filma. Në momentin kur fillon me bë filma dhe politik humbet arsyeja”, ka shtuar Daka.

    Teksa vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, që urdhëroi KQZ-në ta certifikonte Listën Serbe.

    Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

    PZAP-ja arsyetoi se Lista Serbe kishte plotësuar të gjitha kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje./Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, u shpreh se Serbia, me mbështetje të hapur nga Rusia, ka...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Policia e Kosovës thotë se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një burrë në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën e tij, me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme amerikane që të pauzojë zbatimin e ligjit që do të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke folur për “Front Online” ka kritikuar “Qeverinë Kurti” për mungesën e një plani të qartë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Deputeti i LKD-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas tubimin të mbrëmshëm të kryeministrit Albi Kurti me përkrahesit e tij në Podujevë, Ai...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar katër armë zjarri gjatë kontrolleve të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar katër armë zjarri gjatë kontrolleve të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Qyteti i Gjilanit tash e 21 orë pa energji elektrike, njofton Gazeta Enigma. Shumë lagje të Gjilanit dhe disa fshatra që nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.