×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos bëni ashtu se gjithçka po inçizohet” del transkripti i përplasjes Komshiq-Dodik për Kosovën

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Në presidencën e Bosnje e Hercegvoinës ditë më parë është vendosur në rend dite pika për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Megjithatë nga aty s’ka dalë ndonjë vendim, meqë Millorad Dodik ka votuar kundër, derisa sipas një trasnkripti të publikuar nga mediat serbe, Zhelko Komshiq, i cili edhe ka vendosur në rend ditë një pikë të tillë s’ka votuar fare.

    Në trasnkrpitin e publikuar shihet përplasja e Komshiq me Dodikun, meqë ky i fundit duke parë situatën e krijuar në çfarëdo mënyre kërkonte që të hidhej në votim pika për njohjen e Kosovës.

    “Njëri nuk do të votojë, por ju duhet të vendosni në votim. Ai nuk voton dhe është ok. Por le të votohet, duhet të votohet, ju e dini që duhet të votohet”, citohet të ketë thënë Dodik në takim.

    Pas kësaj fjalën e ka marrë Shefik Xhaferoviq, duke thënë se do të respektojë atë për çfarë është thirrur takimi dhe do të hedh në votim pikën për Kosovën, derisa ka bërë të qartë se as vet nuk do të votojë.

    “Tani po iu pyes, pasi që iu insistoni, kush është në favor të vendimit për njohjen e Kosovës. S’ka, s’është askush për një gjë të tillë. Kush është kundër?”, ka pyetur Xhaferoviq në takim.

    Dodik është lajmëruar menjëherë duke thënë se është kundër.

    Pas dy abstenimesh dhe një vote kundër, Xhaferoviq në takim ka konstatuar se Presidenca e Bosnje e Hercegovinës s’ka marrë një vendim lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Dodik ka reaguar duke plotësuar Xhaferoviqin.

    “Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Dodik.

    Pas kësaj ka reaguar Komshiq duke i thënë Dodikut që të mos mendoj që nuk do të vie përsëri në rend dite pika për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Epo mirë, kjo s’do të thotë që kjo pikë s’do të jetë në rend dite përsëri në takimin e radhës”, citohet të ketë thënë Komshiq.

    Derisa ka ndodhur në takim edhe një përplasje mes Komshiq dhe Dodik, e Xhaferoviq ka ndërhyrë për të mos lejuar degradimin e gjuhës, që kishte nisur nga Dodik.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.