“Derbi” i javës së 34-t për mbijetesë në Superligën e Kosovës u zhvillua mes Arbërisë dhe Drenicës.
Ndeshja e cila u zhvillua në Gjilan u mbyll baras 1:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina u shpreh i zhgënjyer me këtë rezultat.
“Nuk arritëm ta mbanim rezultati, i cili ishte i duhuri për ne. Tashma na vështirësohen punët, por ende asgjë nuk ka përfunduar dhe Arbëria do të luftojë deri në xhiron e fundit”, deklaroi Morina në “Art Sport”.
Nga ana tjetër, trajneri i Drenicës, Sami Sërmaxhaj lavdëroi futbollistët e tij për paraqitjen e sotme.
“Morëm një pikë ndaj rivalit direkt për mbijetesë dhe për këtë duhet përgëzuar futbollistët, pasi që gjetën qetësinë të riktheheshin pavarësisht disavantazhit. Por, duhet kuptuar që ende asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet luftuar deri në fund për ta siguruar ekzistencën”, tha Sërmaxhaj./FrontOnline/