×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mori vendim, u kritikua, u tërhoq” – Tensionet në veri dhe Kurti përballë presionit “naiv” amerikan

    FrontOnline
    03 Qershor 2023

    Duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prapë po tërhiqet për shkak të presionit ndërkombëtar -(tërheqja nga një tjetër vendim ishte, më 28 tetor të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor. Vendimi i cili erdhi pas presionit të ndërkombëtarëve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e targave.) –  nga një vendim që e mori me vetëvendosje të plotë, e që s’u la pa u kritikuar nga ndërkombëtarët dhe më e rëndësishmja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një javë tensione në veri u krijuan për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, që Policia e Kosovës të asistojë kryetarët e tri komunave (Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan) të ushtrojnë punën e tyre nga objektet komunale përkatëse.

    Njëri nga politikanët më të rëndësishëm në 40 vitet e fundit në Kosovë, Azem Vllasi ka theksuar se çështja e këtyre tri komunave (Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan) duhet të “vendoset në ‘ler’”, pasi, sipas Vllasit, nuk ia vlen të acarohen raportet më partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë luajtur rol kyç në shtetbërjen e Kosovës.

    Kurti për këto veprime në veri u kritikua edhe nga Departamenti i Shtetit dhe nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, deklaratën e të cilit kryeministri e cilësoi si naive “mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”.

    “Pas ngjarjeve që ndodhën këto ditë, çështja e tri komunave duhet të vendoset në “ler”, nuk ia vlen të acarohen raportet me shtetet perëndimore që luajtën rol në çlirimin dhe shtetbërjen e Kosovës. Madje, në ditët e ardhshme duhet skajuar shumëçka me ta. Mundet Kosova me funksionue edhe pa kryetarë funksional të Z. Potokut, Zveçanit e Leposaviqit”, ka thënë Vllasi në një bisedë me Dukagjinin.

    Tensionet e krijuara në veri i atribuohen presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i njëjti sipas Vllasit, nuk dallon nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi.

    “Vuçiqi si shef i serbëve dhe i Serbisë nuk dallon aspak nga Sllobodan Millosheviqi. Edhe qasjen ndaj Kosovës dhe shqiptarëve e ka të njëjtë. Edhe fundin politik do ta ketë sikur ai. Faktorët relevantë për Vuçiqin kanë bindje të gabueshme se ai mund të jetë faktor stabiliteti në rajon. Kështu, pas Marrëveshjes së Daytonit kishin edhe për Millosheviqin. Për fat të mirë, kanë ndryshuar rrethanat radikalisht, Kosova është shtet dhe ne nuk varemi nga Serbia, nga Vuçiqi dhe nga asnjë tjetër në krye të Serbisë. Kushdo prej këtyre që i shohim në skenën politike të Serbisë për neve janë të njëjtë”, ka theksuar Vllasi.

    E, kjo pasi deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, për situatën në veri të Kosovës, sipas Vllasit  “del e qartë” se Vuçiqi po bashkëpunon me rusët, për t’ia tërhequr vëmendjen perëndimit nga pushtimi rus në Ukrainë.

    “Nëse Lavrovi ka pa të arsyeshme të deklarohet për ngjarje në tri komuna të vogla në veri të Kosovës, del e qartë se Vuçiqi po bashkëvepron me rusët për t’u tërheq vëmendja nga Ukraina. Gëzim më të madh për rusët sikur edhe për serbët nuk ka se sa të sulmohen ushtarët e NATO-s në Kosovë”, ka potencuar Vllasi.

    “Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e Kurtit drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për politologun, Shkodran Ramadani, tregon gatishmërinë e kryeministrit të luajë më zjarrin “pa marrë parasysh dëmin e mundshëm që mund t’i ndodhë shtetit tonë”.

    Gjithashtu, Kurti, në muajin nëntor, në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” më gazetarin gjerman Michael Martens, kishte theksuar se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i dha informata që nuk i kishte pasur më herët për veriun e Kosovës dhe potencialitetin e eskalimit, ndërsa tash iu drejtua sekretarit të Shtetit si naiv, i cili ditë më parë tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat policore në ndërtesat komunale në veri është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

    “Raporti i kryeministrit me konsistencën në qëndrime është shkatërruar prej kohësh, duke lënë pas një varg të gjatë premtimesh të thyera dhe zotimesh të shkelura. Kjo vlen veçanërisht kur bëhet fjalë për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara. Një moment, ato mund të jenë raporte miqësore, vetëm për t’u pasuar dhe eklipsuar me shpejtësi nga periudha armiqësie dhe pasigurie. Në fakt, dikush do të priste që një lider të mbajë një raport të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm me një aleat kaq të rëndësishëm, por mjerisht, natyra kapriçioze e kryeministrit madje e ka zënë Amerikën në befasi në shumë raste.

    Përderisa mund të argumentohet se paparashikueshmëria e rastësishme mund t’u shërbejë interesave të Kosovës, duke ofruar një avantazh strategjik, është e domosdoshme të kemi parasysh edhe rreziqet e mëdha që shoqërojnë një sjellje të tillë të çrregullt. Pasojat e hapave të gabuar në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të jenë të rënda dhe kryeministri duket shumë i gatshëm të luajë me zjarrin, pa marrë parasysh dëmin e mundshëm që mund t’i ndodhë shtetit tonë”, ka thënë Ramadani.

    Sipas Ramadanit, deklarata të tilla sikur kjo e Kurtit drejtuar Blinkenit janë të rrezikshme dhe të panevojshme.

    “Për më tepër, është krejtësisht e rrezikshme, e panevojshme dhe krejtësisht e dëmshme të shohim kryeministrin të ulë kaq shumë nivelin e sulmeve verbale kundër sekretarit të Shtetit të SHBA-së”, ka shtuar ai.

    Gjatë këtyre ditëve të tensioneve nuk u ndalën protestat e serbëve përballë objekteve komunale në veri, por, përpos këtyre, nuk u ndalën as deklarimet e kryeministrit Kurti karshi zyrtarëve amerikanë.

    Kurti gjatë ditëve të fundit tha se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë ShBA-ja kundër Kosovës për shkak të situatës në veri të vendit, por “asnjëherë i frikësuar”. Sipas Ramadanit, Kurti mund të ndihet i frikësuar, por është vështirë t’i besohet se ndihet i shqetësuar për mirëqenien e Kosovës.

    “Sa i përket pretendimit të tij se është “i shqetësuar, por kurrë i frikësuar”, është e vështirë të gëlltitet. Ndërsa ai mund përnjëmend të mos ndihet i frikësuar, është e vështirë t’i besohet shqetësimit të tij të pretenduar për mirëqenien e Kosovës. Herë pas here, Kurti e ka dëshmuar veten se është jashtëzakonisht indiferent ndaj pasojave që mund të rëndojnë mbi Kosovën, veçanërisht kur ai përfiton politikisht nga ato situata. Përkundrazi, mund t’i gëzohet situatave të tilla, siç edhe e dëshmon prishja e koalicionin me LDK-në më 2020. Në përmbledhje, paaftësia e kryeministrit për të ruajtur qëndrueshmërinë, prirja e tij për paparashikueshmëri dhe sulmet e tij të pacipa ndaj aleatëve tanë shfaqin një stil udhëheqjeje me të meta serioze. Qëndrimi i tij kavalier ndaj pasojave me të cilat mund të përballet Kosova dëshmon një shpërfillje të rrezikshme për mirëqenien e popullit që e zgjedhi me 51% të votave”, ka pohuar Ramdani.

    Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se tërheqjen e Kurtit dhe të Qeverisë e ka konfirmuar, duke konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës.

    Osmani tha se këtë kërkesë e bën presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

    “Unë i thashë që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

    “Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri që do t’u jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, tha Osmani.

    Sipas Vllasit, është e logjikshme që kryetarët e komunave në veri të jenë serbë, por, nëse refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje, as Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet.

    “Është e logjikshme që atje kryetarë të komunave të jenë serbë. Nëse refuzojnë të dalin në zgjedhje lokale, as bashkësia shumë e përfolur me shumicë serbe nuk ka me kënd të formohet. E ajo duhet të formohet vetëm përbrenda sistemit kushtetues e juridik të Kosovës. Kështu janë deklaruar edhe ndërmjetësuesit në dialog. Por bandat kriminale në veri nuk duhet toleruar dhe këtë edhe ndërkombëtarët do ta kuptojnë. Ka shumë shtete në botë që kanë problem në ndonjë pjesë të veten në kufi me fqiun pis sikur ne me Serbinë, por disi ia dalin. Kryesore është mbrojtja e kufirit nga ajo anë. Edhe serbët e anës veriore donë jetë të qetë dhe ngase janë lodhur nga tensionet që krijojnë bandat atje”, ka theksuar Vllasi.

    Serbët e Kosovës, Vllasi pohon se shteti i Kosovës duhet t’i trajtojë mirë, por pa iluzionin se ata do ta duan Kosovën si shtet të tyre.

    “Normalizimi i raporteve me Serbinë është me rëndësi, por jo jetike për neve. Prandaj nëse dialogu që po zhvillohet sjell normalizim mirë, nëse jo do të vazhdojmë kështu sikur këto 24 vjet që kaluan. Serbët në Kosovë duhet shteti ynë t’i trajtojë mirë, por pa iluzion se ata do ta donë Kosovën si shtet të vetin. Problem është pjesa me katër komuna veriore. Por ato duhet t’i trajtojmë sikur një të sëmur kur e ke në familje. Kryesorja është që kufiri shtetëror me Serbinë është në Jarinje dhe Bërnjak”, ka përfunduar Vllasi.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Lajme26 Prill 2024
    Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke...
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.