Prej disa ditësh qytetarët serb kane bllokuar dy pika kufitare, Jarinjën dhe Bërnjakun, si shenjë pakënaqësie pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë në veri të Mitrovicës.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës me këtë rast po qëndrojnë atje për ta monitoruar situatën.
Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta nga liderët politikë e po ashtu edhe nga fytyrat publike.
Një reagim të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja e modelja nga Peja, Morena Taraku.
Ajo ka postuar një fotografi në InstaStory me anë të së cilës shprehet se është krenare për ta.
“Policia e Kosovës”, ka shkruar ajo.