Reperi nga Shqipëria, Stresi mbrëmë (e premte) përfundoi rrugëtimin në Big brother VIP Kosova duke u shpallur fituesi i edicionit të parë të këtij formati.
Pas 103 ditësh rap-artisti u kurorëzua me fitoren e çmimit të madh prej 200 mijë eurosh duke lënë pas dy finalistët e tjerë Vedat Bajrami dhe Xhuli Nura.
Menjëherë pas fitores së tij ka ardhur një reagim nga mikesha e tij modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku.
Bukuroshja nga Peja ka treguar vazhdimisht përkrahje për reperi madje duke publikuar edhe postime të shumta ku shihej duke votuar për të.
Ndërsa, në një postimi që bëri mbrëmë (2 premte) Morena tha se e dinte që ai do të ishte fitesi dhe se është shumë krenare për të.
Kujtojmë që përveç Stresit, Xhulit, Vedatit dy finalistët e tjerë ishin edhe Artani Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.
Katër finalistët u shpërblyen me nga 10 mijë euro secili.