Aktorja nga Tropoja është njëra ndër banorët që ka mbështetjen më të madhe nga Vipat të cilët gjendën jashtë shtëpisë.
Kjo pasi ajo ka mare mbështetje të madhe pothuajse që nga fillimi i spektaklit për rrëfimet e saj jetësore.
Arjola të martën rrëfeu jetën e saj martesore, tradhtinë për gjashtë vite si dhe divorcinin nga bashkëshorti i saj.
Pas kësaj ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Morena Taraku, e cila ka postuar një fotografi të Arjolës gjatë kohës së ajo tregon këtë histori.
Morena ka treguar se ajo që i pëlqen tek aktorja është përkushtimi i saj i madh për prindërit.
“Të kam zëmër unë ty luaneshë që si hoqe nga goja prindërit e tu, e sa herë që të dëgjojë që flet për ta të dua edhe më shumë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se nëna e këngëtares nuk jeton më dhe ajo shumë shpesh prekë me postimet e saj për të.