Artisti i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, u arrestua gjatë protestës së djeshme të Partisë Demokratike.
Meqenëse i ka bërë të ditur gjithmonë bindjet e tij politike, reperi nuk i shpëtoi Policisë as në protestën e radhës.
I njëjti publikoi një video një InstaStory teksa shton se nuk ka bërë asgjë dhe se kërkoi apel edhe nga mediat që kjo të pasqyrohet.
Pas arrestimit të tij, Stresit i doli në mbrojtje këngëtarja dhe modelja nga Kosova, Morena Taraku, të cilën ai e konsideron si motër.
“Ti je me mua në çdo cep të botës. Pa ty nuk jam unë. Të lirohet Stresi”, ka thënë ajo.
“Zemra tij meriton dashuri jo dhunë. Deri në vdekje”, ka vazhduar më tej artistja që momentalisht jeton dhe vepron në Turqi.
Sidoqoftë, deri më tani nuk është dhënë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur më tej me Stresin.