Morena Taraku, është njëra nga fytyrat publike që ka një jetë super-luksoze.
Ajo shfaqet në rrjete sociale me vetura dhe pushime luksoze.
E lidhur me këtë ajo është bërë lajm edhe në mediat turke.
Snob Magazin ka shkruar për Morenën dhe jetën e saj duke publikuar disa foto të realizuara në qytetin Nişantaşı të Turqisë.
Në pamje shihet Morena me babain e saj teksa drejtohen tek vetura, e cila është kryetema e këtij lajmi përshkak çmimit të saj.
Sipas tyre vetura e Morenës kap shifrën e 10 milionë lirave turke.