a disa ditë që në media është përfolur për takimin e Donaldit me Bora Zemanin.
Dyshja janë parë bashkë në eventin e Valdrin Sahitit, ku më pas u tha se ata janë bashkë.
Raportin e tyre e komentuan fytyra të ndryshme publike, e një prej tyre është edhe ish-banorja e Big Brother, Monika Lubonja.
Ajo ka thënë se ka vendosur 24 orë më parë për pjesëmarrjen në Big Brother.
Në intervistën e saj ajo komentoi se si e ka parë marrëdhënien e Borës dhe Donaldit.
Ndër të tjera ajo shtoi se aktori dhe moderatorja shqiptare janë bërë si telenovelë turke e mërzitshme.
“Ajo që pamë ne edhe nga Donaldi ishtë një tërheqje për Trixën e padiskutueshme. Se çka ndodhi e kam vështirë të them. Ata tre e dinë më se miri. Raporti Donald-Bora me duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet për mua e mërzitshme. Ata janë duke e përdorur për marketing”.