Ish-banorja e BBV-së, Monika Lubonja vazhdon të komentohet mjaft shumë edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.
Monika herë pas here zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e saj. Pyetjet ishin të shumta nga ana e ndjekësve të saj e njëra ndër to edhe me Donlad Veshaj.
“Po me Donaldin (a ke miqësi)? Nuk është më mik i mirë. Gjithsesi momentet tuaja në Big i shikojmë ende.”-ishte pyetja e ndjekësit.
Aktorja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në të vërtetë miqtë duan kohë dhe asgjë nuk është si duket. Përveç kësaj, Monika hodhi dhe një thumb, për organizatorët e spektaklit duke u shprehur me fjalë të tjera se janë ato që vendosin si del një njeri në sytë e publikut.
“Miqtë duan vite dhe kohë të quhen të tillë, nuk mjafton një format televiziv. Të gjithë janë të mirë ose jo, varet nga montazhi,”– është shprehur Monika.
Kujtojmë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Lubonja ka thënë se ka ngelur pak e zhgënjyer nga formati sepse kishte dhënë më shumë seç duhet brenda shtëpisë.