Ish banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Monika Lubonja është komentuar shpesh për situatat që ajo krijonte brenda shtëpisë përtej moshës që ajo kishte.
Madje ajo shpesh ka habitur publikun me kërcimet e saj tejet provokuese.
E njërën nga kërcimet që ajo kishte bërë në vaskë e të cilën e kishte bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e ka rikthyer së fundi.
Kësaj radhe në vaskë nuk e ka shoqëruar shoqja e saj, Arjola Demiri, por moderatorja e njohur, Roza Lati.
Ishte pikërisht Roza ajo e cila ka ndarë me ndjekësit poza provokuese të realizuara gjatë emisionit të saj “Why Not”.
Roza dhe Monika shfaqen me bikini brenda një vaske, derisa në këmbë pranë tyre qëndronin dy djem gjysëm të zhveshur.
Ish banorja e “Big Brother VIP” dhe moderatorja janë kapur teksa qeshin me njëra-tjetrën, teksa flasin në telefon dhe shijojnë një gotë shampanjë.