Një moment special ka ndodhur në minutën e dhjetë në ndeshjen mes Giresunsporit dhe Ankara Keçiorenguçut.
Derisa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, shumë futbollistë janë duke agjëruar, shkruan FrontOnline.
E një gjë të tillë po e bëjnë edhe futbollistët e Keçiorenguçut.
Pas thirrjes së ezanit mbrëmë në minutën e dhjetë, futbollistët e skuadrës kryeqytetase kanë bërë iftar për disa minuta në fushë.
Gjyqtari i ndeshjes i ka mirëkuptuar dhe ka ndërprerë për pak minuta ndeshjen, në respekt të lojtarëve që agjëronin./FrontOnline/
Giresunspor – Ankara Keçiörengücü maçında yaşanan sakatlık ile ezan saati denk gelince, oyuncular bu arada maç oruçlarını açacak fırsat buldu…
Hayırlı ramazanlar…🙏
— Biliyor Muydunuz (@bilio_muydunuz) April 13, 2021