Derbi i Grupit F në Kampionatin Evropian të futbollit “Eur2020” i ka takuar Francës.
“Gjelat” kanë shënuar fitore minimale 1:0 kundër Gjermanisë në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan FrontOnline.
Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur para ndeshjes në fjalë.
Një person është lëshuar me parashutë dhe synim kishte aterimin në fushën e stadiumit “bavarez”.
Por, jo gjithçka i shkoi mirë personit në fjalë, pasi ai fillimisht u pengua nga kabllot e kamerës.
Pas kësaj situatë ai humbi kontrollin, derisa fluturoi mbi kokat e të pranishmëve në tribuna për t’u rrëzuar në fushë./FrontOnline/
OMG!!! Zum Glück ist nichts passiert… Schockstarre… pic.twitter.com/FYcZQFilT9
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 15, 2021