Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Uellsit.
Trajneri italian u rrëzua pas shtyrjes që mori nga futbollisti i tij, Rei Manaj.
Por këtë të fundit e shtyu futbollisti i Uellsit, Norrington-Davies, pasi kishin kaluar jashtë vijave anësore.
Futbollisti i Uellsit më pas u ndëshkua me të verdhë.