Ndeshja përcaktuese gjyësmëfinale në “Play-Off” ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë.
Deri të ndërprerja ka ardhur si pasojë e një përleshje masive e cila ka ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Përleshja në fjalë ka ndodhur kur dy skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë.
Në disa pamje të cilat janë publikuar në mediet kosovare shihet një rrahje e madhe ndërmjet dy skuadrave ku është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës për të qetësuar situatën e krijuar.
Ndryshe, pjesë e parë ka përfunduar 49:48 në favor të “verdhezinjvë”.
Kujtojmë se kjo ishte ndeshja përcaktuese se cila nga dy skuadrat do të kalonte në finale të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.