Këto ditë u shoqëruan me shumë debate e dinamika në shtëpinë ë Big Brother VIP Kosova 3.
Një prej tyre ishte edhe një debat i fuqishëm mes Xuxit dhe Gjestit, ku gjithçka nisi për shkak të gjumit.
Gjesti e kishte provokuar Xuxin duke iu afruar tek krevati, ndërkohë që ky i fundit i reagoi ashpër me tone të larta, madje duke e prekur edhe fizikisht teksa tentoi ta tërhiqte nga shtrati i tij.
Në ato momente u përfshinë edhe banorët tjerë duke tentuar ta qetësonin situatën e tensionuar mes tyre, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, shiheni klipin e përmbledhur përmes videos në vijim: