Manchester City është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/2021, raporton FrontOnline.
“Qytetarët” kanë eliminuar në gjysmëfinale Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm 4:1 në dy ndeshjet.
Në të dyja ndeshjet, skuadra e Pep Guardiolës tregoi lojë më të mirë dhe kështu u kualifikua me meritë në finale.
Se Man City dominoi edhe mbrëmë, e tregon një moment i Kylian Walkerit ndaj dy futbollistëve të PSG-së, Neymar dhe Marco Verratti.
Në një fillim të aksionit, mbrojtësi anglez i bën për “pesë pare” brazilianin dhe italianin.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://twitter.com/hamid_shommo/status/1389763125562511365