Tashmë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashar”, Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të Afizit në aeroport nga Policia e Kosovës,.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv arrestimin e të njëjtit, duke mos dhënë informacione të tjera për rastin në fjalë.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas aksionit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thuhej se Hafizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.