Italia zhvillon ndeshjen e dytë të Euro 2020 ditën e nesërme. Skuadra e Roberto Mancinit, që fitoi 3-0 ndaj Turqisë në debutim, do të presë Zvicrën në “Olimpico” të Romës. Trajneri i kombëtares së kaltër ka folur për Sky Sport mëngjesin e sotëm rreth këtij dueli.
“Ndeshja e radhës është gjithmonë më e vështira. Zvicra është një skuadër e shkëlqyer me një trajner tepër të aftë dhe ekspert. Të gjithë e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, ky është shkaku pse ata luajmë një futboll të bukur.
Ndërkohë, një episod i veçantë ka ndodhur tek Italia. Teksa të gjithë kishin hipur në autobus për t’u nisur për kryeqytet, Gianluca Vialli mungonte. Për fat të mirë, një gjë e tillë u dallua pasi autobusi eci disa metra dhe më pas u rikthye të marrë shefin e delegacionit të kombëtares italiane.