Kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës për Gjykatën Speciale, raporton Front Online.
Përndryshe, derisa ish-ushtarët e UÇK-së po intervistohen për krime nga Gjykata Speciale, ai ka thënë se UÇK është më mirë të hetohet si organizatë terroriste se sa kriminale.
“UÇK më mirë të ishte hetuar si organizatë terroriste se kriminale. Mëkatin e madh e ka PDK-ja, Hashim Thaci e Kadri Veseli”, tha ai në Rubikon./Front Online