×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj, do të duhej ta shkarkonte Dakën

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Kryetari i Partisë Sociladmeokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratën e U.D së Presidentes, Vjosa Osmani në adresë të KQZ-së.

    Molliqaj ka thënë ndër të tjera se “Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte Dakan. Shantazhi është ligësi. Institucionet e kapura nuk çlirohen me nënshtrimin e tjetrit/tjetrës”.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se ëto lloj metodash janë shenja treguese të një pushteti në thelb të padrejtë

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Regjimi i ri në logjikën e vjetër

    Kërcënime e shantazhe nga pozita e pushtetit nga krerët e institucioneve, a nuk është çfarë kemi parë nga mendësia e vjetër? Por ne të gjithë besuam me të drejtë që regjimi i vjetër duhet të ikë. Valdete Daka bashkë me ta. Regjimi i vjetër duhet te rrëshqas në pakthim.

    Por jo! A nuk është ajo çfarë kemi parë ditëve të fundit nga Osmani saktësisht e njëjta gjë? A nuk është përsëritje e mendësisë së vjetër dhe madje me instrumentet e njëjta të keqpërdorimit të pozitës për të kërcënuar? Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte Dakan. Shantazhi është ligësi. Institucionet e kapura nuk çlirohen me nënshtrimin e tjetrit/tjetrës.

    Këto lloj metodash janë shenja treguese të një pushteti në thelb të padrejtë. Logjika totalitare kurrë nuk e respketon ligjin deri në fund, sepse duke falur shkelësit e tij, ajo mbanë pengje, nënshtron duke mëshiruar. Mbajtja gjallë e kërcënimit është veti jetike e regjimit.

    Ne mund të themi se ç’kapja tashmë ka marrur tjetër trajtë, por mbase ky është moment ideal për ta kuptuar se termi “ç’kapje” e ngërthen në vete pamundësinë për ta eliminuar vetën. Ai term tashmë është veç vegël në dorën e kapësve tjerë. Kjo po konfirmohet brutalisht në situatën e fundit të krijuar ne rastin Osmani – Daka. Por as nuk fillon as nuk mbaron me ato si shembull.

    Situata e re kërkon shpikje edhe në nivelin linguistik, sepse rendet totalitare kolonizojnë gjuhën, aty ku banon mendimi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.