×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për Mihalin e Kusari-Lilan: Dy vegla, një diktat – kur i shërben liderit i ke shërbyer historisë

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur për zhvillimet e fundit dhe bisedat e publikuara mes koordinatores së Komiteteve të VV’së Dejona Mijalit me ish-shefin e KEK’ut, Nagip Krasniqi.

    Sipas tij, anipse Mihali nuk ka asnjë pozitë zyrtare në shtet qeverisë më shumë se do ministër.

    “Dejona Mihali nuk është gogoli grek i kamufluar përmes Shqipërisë. Njëkohësisht, ajo s’ka asnjë pozitë zyrtare në shtet, por qeverisë më shumë se çdo ministër. Ajo tregon kur ndalet rryma, ajo vret e pret nëpër ndërmarrje publike e ministri. Është kështu sepse ajo është Partia që sipas modelit bolshevik i mbivendoset institucioneve”, shkroi Molliqaj në Facebook.

    Molliqaj foli edhe për Kusari Lilan, për të cilën tha se është ‘konstantja e servilit që rri në pushtet sepse përshtatet.

    “Mimoza Kusari nuk ka kumari me Serbinë. Ajo negocion me Simiqin e Radojçiqin sepse ajo veç një punë e bën: shërben siç ka shërbyer gjithnjë, qeveri pas qeverie, shef pas shefi. Mimoza është konstantja e servilit që rrin në pushtet sepse përshtatet.

    Dy vegla, të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala udhëzim e Kurtit. Jo që mbrohen, bëmat e tyre përbëjnë detyrë patriotike. Sepse kur i shërben Liderit i ke  shërbyer historisë, e ka për kërthize t’lidhur historinë Lideri. Kjo është fusha e mbyllur politike që s’lejon demokraci. Për demokracinë duhet tjetri, duhet fusha e hapur që s’i garantohet askujt”, shkroi Molliqaj.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Shqiptarët në Gjermani po kërkojnë ndryshimin e ligjit për shtetësinë. Kërkesa e tyre është nisur në drejtim të kancelarit Olaf Scholz, përmes...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava. Haradinaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit. “Pasi që të kryhet procesi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një plagosje me armë ka ndodhur në Vorë të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, shkruan...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP), thotë se në Gaza nuk po hyn ndihma e mjaftueshme. “Ne nuk kemi pasur akses...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për Front Online  ka komentuar publikimet lidhur me komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.