Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliçaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Ai tha se LDK-ja ka qenë entuziaste për formimin e Gjykatës Speciale.
Molliqaj, foli edhe për Qeverinë “Hoti”, ai tha se kjo Qeveri vetëm një herë ka arritur ti ketë 61 vota.
“Ajo çka ka ndodhur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ishte një harrnim politik I mbijetesës dhe nuk ka asnjë planë për vendin, kjo Qeveri vetëm një herë i ka bërë numrat, sjellja karshi dialogut nuk ka qenë e pranueshme, dhe marrëveshja nuk është marrëveshje gjithëpërfshirës. LDK-ja ka qenë entuziaste të ketë një Gjykatë Special, krejt çka po del është sa kohë po munden me ble, ne si PSD mendojmë se zgjedhjet e reja i duhen vendit.”, tha ai.