Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka shprehur bindjen se nëse Albin Kurti do të bëhet serish kryeministër, ai do të shkojë të dialogojë me Serbinë pa kushte. Këtë bindje e ka mbështetur, ngaqë sipas tij, Albin Kurti në procesin e dialogut ka qenë “argat i Evropës”.
Ai është shprehur se nuk është i sigurtë nëse Albin Kurti do të këmbëngulë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe se do ta kushtëzonte dialogun me Serbinë.
“Nuk pat qit kushte sa ishte kryeministër… Albin Kurti ka hequr dorë nga reciprociteti me vendim… Ai e lexoi keq situatën , mendoi se mund të shtyjë më shumë fuqinë e vet për shkak se kishte dëshirë ta eleminonte nga procesi Hashim Thaçin. Dhe do të shkojë z.Kurti, nëse mendoni se e ka për zemër reciprocitetin. Nëse ai do të bëhet kryeministër, nuk e di, por nëse ai do të bëhet, nuk do ta vendosë reciprocitetin. Do të shkojë në dialog pa kushte me Serbinë, do të negociojë me Vuçiçin dhe do të sjellë “Zajednicën”… i ka dhënë krejt shenjat. E ka mbështet Lajçak i cili e ka qasjen e asociacionit”, ka deklaruar Molliqaj duke ndërmendur se i njëjti, Lajçak, kishte kërkuar ndryshimin e kushtetutës së Kosovës.
Molliqaj e ka shprehur bindjen e bazuar në letrat e këmbyera midisi Kurtitit kur ishte kryeministër dhe Lajçak, kur ish kryeministri e mbështeste dialogun e udhëhequr nga Brukseli.
Sa i përket jetëgjatësisë së Qeverisë Hoti dhe zhvillimeve të metejme, Molliqaj ka shprehur mendimin se nuk do të ketë zgjedhje, Qeveria do të shfuqizohet dhe mandati do t’i kthehet VV-së për ta themeluar qeverinë.