Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se pushteti që po vjen, pashmangshëm prodhon opozitë të re.
Molliqaj në Pressing të T7 ka krahasuar ish-presidentin, Hashim Thaçi me kreun e VV-së, Albin Kurtin. Molliqaj tha se Thaçi të ka vra nëse e ke tepruar shumë, për dallim nga Kurti, i cili sipas tij, t’i çon 500 veta që të shkruajnë e të shajnë në rrugë.
“Unë dhe shumica e aktivistave të PSD-së, kurrë asnjë debat me asnjë kundërshtar politik nuk e kemi refuzu, historikisht, prej që ekzistojmë. Atëherë kur iu kanë frikësu PDK-së, jo Kosova po edhe Vetëvendosja iu kanë frikësu, s’kanë guxu me u kap as me Hashim Thaçin as me Kadri Veselin. Hashim Thaçi t’ka vra nëse e ke tepru shumë, unë se di a ka vra ai, por po supozoj në kuptimin çka u fol. Albin Kurti nuk të lenë aspak. Mendësia e tij është që t’i çon 500 veta që të shkruajnë, të shajnë nëpër rrugë. Kjo njerëzit i ndalë më shumë se ajo tjetra”, ka thënë Molliqaj.
“Pashmangshëm ky lloj pushteti që po vjen, prodhon opozitë të re. Pakica është pakicë veç deri të nënshtrohet. Lufta e VV ndaj atyre që nuk i janë nënshtru kornizave të shumicës ëshë luftë e egër. A din që thonë me një lule nuk çelë pranvera, por me një lule ja nis”, shtoi ai.