Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka thënë se janë të vetmit që kanë thënë se rezultati i Vetëvendosjes do të jetë ky që është.
Sipas tij, nëse Vetëvendosje qeveris mirë pak rëndësi ka se cka themi ne.
“Përballë zhvillimeve të reja, përballë politikës së re nuk mund të ketë logjikë të vjetër. Nuk guxon opozita me kopju Vetëvendosjen sepse kjo do të ishte një gabim”, ka thënë ai në RTV Dukagjini, shkruan Front Online
“Më mirë një Kuvend monist se një Kuvend fiktiv. Ne besojmë që nuk guxojmë me bë cka ka bë Vetëvendosja”, është shprehur Molliqaj.
I pari i PSD-së, ka thënë se thirrja e tij është që mos të bëjnë se çka ka bërë Vetëvendosja.
Molliqaj, ka shtuar se do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme për zgjedhje nacionale./Front Online