×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj akuzon rëndë Kurtin: Po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve, për tu kthyer në pushtet

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për paraqitjen e tij të sotme para mediave.

    Molliqaj shkruan se për dy javë piunët e tij vjellën vrerë kundër UÇK-së e sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.

    Ai e quan këtë si hipokrizi të Kurtit.

    Madje Molliqaj thotë se janë dy arsye të kësaj hipokrizie, e para është presioni i krahut proçUÇK brenda VV-së dhe e dyta se Kurti e di që Kushtetuesja do e rrëzojë Qeverinë Hoti.Molliqaj deklaron se këto janë lojra ppushteti e instrumentalizimi, asgjë më shumë.Ai thotë se Kurti po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve, po fërkon duart për tu kthyer në pushtet.

    Molliqaj i shtroi edhe një pyetje Kurtit, LDK apo PDK?Për të cilën thotë se përgjigjja është kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.Ky është postimi i tij i plotë:
    FOLI LIGËSIA E KURTITDy javë heshtje. Dy javë i nxorri piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:– E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit,– Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim. Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes.Vetëm lojëra pushteti. Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në.Pyetja ime është se kush do t’i nënshtrohet kësaj radhe Kurtit? LDK, apo PDK?Ndërsa përgjigjja është e qartë: kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.Rikthimi eventual i Kurtit, në njërën anë rehaton krahun pro-UÇK brenda VV-së, duke ua hedhur ndonjë asht simbolik e hipokrit si ky i sotmi, kurse në anën tjetër rehaton krahun anti-UÇK duke iu dhënë pozita ministrore – si më herët.Kurti po kthehet jo për tu mbrojtur Kosova. As UÇK-ja. Por për tu kthyer “Zajednica”, popullizmi e tendenca autoritare.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot, në ditën e fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja, deputetët do të mblidhen nga ora 14:00, para se të nis...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.