Për 8 Mars e zbuloi se është shtatzënë.
Moderatorja e njohur, Dojna Mema, vetëm pak ditë më parë shpërndau lajmin e ëmbël në faqen e saj të “Instagram”-it se do të bëhej nënë.
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate #16weeks”, shkruajti ajo krahas videos.
E ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ajo tregoi se ka qenë shtatzënë gjatë gjithë kohës kur prezantonte “Big Brother Fan Club”.
“Gjatë gjithë kohës së Fan Clubit kam qenë shtatzënë. Kam pasur siklete, por pjesë e punës sonë është që për sa kohë pranoj të bëj një program, nuk ia vlen të diskutosh ato siklete”, tha Dojna.
Ndërkohë tregoi një rast kur ishte në një event së bashku me partnerin dhe Ledion Lico e pyeti nëse është shtatzënë.
“Në një event isha me Vlashentin dhe mbaja në dorë një gotë shampanjë si kamuflim. Më tha, jut ë dy jeni fejuar, mos ndoshta je shtatzënë”, tregoi Dojna.
Rikujtojmë se Dojna dhe Vlashenti janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Këngëtari gjithashtu i ka propozuar moderatores për martesë dhe përgjigjja e saj ishte “gjithmonë po”.