Mbrëmë është mbajtur koncerti i shumëpritur i Malumas në Tiranë.
Ky koncert ishte një spektakël i jashtëzakonshëm.
E derisa ylli latin po performonte, në skenë u hodhën një palë reçipeta me ngjyrë pink.
Ai i mori, i pa mirë e mirë e më pas i vari në mikrofon.
Ylli latin nuk iu drejtua fanses që i hodhi, kështu që “pronarja” e reçipetave mbeti enigmë.
Në rrjetet sociale qarkulloi fotoja e këngëtarit latin me reçipeta dhe komentet nuk kishin të ndalur.
Një prej tyre ishte edhe modelja Kejvina Kthella e cila komentoi poshtë një fotoje një zemër të thyer, duke lënë të aludohet se reçipetat mund të ishin të sajat.
Por nuk dihet sigurt pasi modelja nuk ka hedhur asnjë storje në Instagramin e saj se ishte prezentë në koncertin e Malumas.