Reperi shqiptar, Don Xhoni përmes disa postimeve në “Instagram” muaj më parë kishte konfirmuar romancën me modelen e njohur ruse, Ariana Lirey.
Pas kësaj kohe duket se marrëdhënia në mes të çiftit mori fund.
E para që konfirmoi ndarjen ishte modelja ruse, e më pas dhe reperi i cili i kërkoi modelës që mos ta luaj viktimën.
Por është Ariana ajo e cila sërish ka reaguar sa i përket përfundimit të marrëdhënies.
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar. Ti je mësuar të admirohesh nga të gjithë, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por maska e djalit të mirë prapë do të hiqet. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Don Xhoni po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore dhe koncerte.