Me një fustan të bardhë asimetrik, modelja ishte në qendër të vëmendjes dhe të gjitha mediat theksojnë pamjen e saj tërheqëse.
Dizajneri dhe aktorja Kimbeli Garner u shfaq mbrëmë në Londër në premierën e filmit të shumëpritur të James Bond, “Nuk është koha për të vdekur” dhe siguroi që e gjithë vëmendja të ishte e fokusuar në pamjen e saj.
Kimbeli eci me besim në tapetin e kuq me një fustan që zbulonte pothuajse gjithçka. Veshja e bardhë, asimetrike zbuloi një pjesë të belit dhe barkut dhe mezi mbuloi gjoksin.
Gjithashtu, e çara e lartë vuri në dukje këmbët e saj të gjata, por gjithashtu u vërejt se ajo nuk kishte veshur të brendshme.
Shumë e vlerësuan paraqitjen e saj mbrëmë si shumë provokuese, dhe ky moment, ku shfaqet pa të brendshme, ishte vënë re tashmë në Festivalin e Kanëve kur kishte veshur një fustan livando të valëzuar./FrontOnline/