Modelja 30-vjeçare Jen Ferguson është vënë në shënjestër të kritikave publike për veshjen e saj provokuese. Jen thotë se kishte disa korrigjime estetike – ajo bëri zmadhimin e buzëve dhe gjoksit për të përmirësuar pamjen e saj. Përdoruesit e rrjetit social TikTok e dënuan ashpër për mënyrën se si vishej për moshën e saj, e ajo u tha vetëm një gjë:
“Unë jam një nënë e bukur dhe më akuzojnë se vishem në mënyrë të papërshtatshme dhe shfaq shumë dekolte për moshën time. Por ju e dini çfarë – nuk më intereson”, tha Jen.
Ajo në një video e ka shprehur qartë mendimin e saj lidhur me kritikat e përmendura dhe ka shtuar se njerëzit duhet të pranojnë mënyra të ndryshme të veshjes. Për të fuqizuar nënat e tjera që të vishen ashtu siç duan, pavarësisht nga mosha e tyre, Jen tha: “Le të pranojmë nënat që vishen në mënyrë provokuese”.
@jenjferguson
E ndërsa disa e kritikuan me fjalët: “Ti tregon shumë dekolte që unë të kem respekt për ty”, “Nuk duhet të vishesh ashtu, apo të përdorësh TikTok”, të tjerë e kishin zili për qëndrimin e saj të guximshëm. “Të lumtë, vajzë, rri e fortë”, “Bëhu e guximshme”.
Dhe Jen Ferguson kishte vetëm një koment për të gjithë “fansat” e saj: “Bëj çfarë të duash, kush janë këta klounët që të thonë ndryshe”./FrontOnline/