Modelja Plus-Size Ashley Graham dhe burri i saj Justin Ervin, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, shkruan revista People. Me një foto gati tërësisht të zhveshur, Ashley ka treguar stomakun e saj të fryrë.
“Viti i kaluar ka qenë plot me surpriza të vogla, trishtime të mëdha, fillime të njohura dhe histori të reja. Unë sapo kam filluar të kuptoj dhe festoj se çfarë do të thotë ky kapitull i ri për ne”, shkroi Ashley në Instagram së bashku me një foto që tregon barkun e saj.
Çifti ka djalin Isaac, të cilin Ashley lindi në janar të vitit të kaluar. Në Ditën e Baballarëve, ajo i tha burrit të saj në një postim emocional se Isaac është një djalë i lumtur sepse ai ka një baba që do ta mbështesë atë, që e do atë dhe që e simpatizon atë.
Ashley dhe Justin u martuan në vitin 2010./FrontOnline/