Familja e modeles dhe aktores trupi i së cilës u hodh në trotuar thotë se dyshojnë se para vdekjes i është injektuar me forcë heroinë. Christie Giles, 24 vjeçe, u shpall e vdekur në një spital në Los Anxhelos të shtunën pasi trupi i saj u gjet përpara një spitali tjetër.
Bashkëshorti i saj tha se në video shihet trupi i saj duke u hedhur jashtë nga një grup prej tre burrash me maska të zeza, të cilët ishin në një makinë pa targa.
Modelja dhe shoqja e saj, stilistja Hilda Marcel Cabrales-Arzola, u panë për herë të fundit të premten pasi morën pjesë në një festë në një magazinë në Los Anxhelos.
Ndërsa ishte në festë, Hilda thuhet se takoi një burrë dhe të tre kishin planifikuar të merrnin pjesë në një festë në Hollywood Hills.
Dy orë pasi u gjet trupi i Kristinës, edhe shoqja e saj u la para një spitali tjetër në gjendje kritike. Hilda, e cila sapo është shpërngulur në L.A nga Meksika, është në pajisje mbështetëse jetësore pa aktivitet të trurit dhe me “pak mundësi rikuperimi”.
Bashkëshorti i Christine, Jean Silies, i cili po vizitonte të atin në San Francisko në kohën e incidentit, e përshkroi lajmin si “zemërthyes”. “Njerëzit i ndajnë këto video mahnitëse që kanë me të, dhe kjo vetëm sjell kujtime. E di që nuk do ta shoh, puth apo prek më kurrë”, tha ai.
Duke folur për KLTA, ai tha se në trupin e gruas së tij është gjetur heroinë, por ka pohuar se as ajo dhe as shoqja e saj nuk kanë përdor drogë.
“Raporti toksikologjik i Kristinës është kthyer dhe mendoj se ata gjetën heroinë në sistemin e saj, gjë që nuk është diçka që asnjë nga këto vajza do ta bënte ndonjëherë, jo vullnetarisht”, tha ai.
Familja deklaron se tre burra me të zeza dhe me maska e kanë ulur Kristin në trotuarin e spitalit. Gjithashtu ata shprehen se i njëjti mjet me targa të hequra është parë duke lënë Hildën në një spital tjetër.
Jean, i cili gjurmonte telefonin e gruas së tij dhe kishte akses në mesazhet e saj në iCloud, tha: “Unë i kam të gjitha mesazhet që ajo shkëmbeu me këdo atë natë dhe rreth gjashtë e gjysmë të mëngjesit ajo i shkroi njërës prej vajzave që duhet të shkonin nga atje. me emoji-t e frikësuar”./FrontOnline/