Big Brother VIP që disa javë thuajse është kthyer në një nga formatet më të shikuara në televizionet shqiptare.
Meqë mbrëmë (e martë) u zhvillua një spektakël me shumë të reja e polemika, ky duket se nuk është mirëpritur nga të gjithë.
Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthjella ka bërë një reagim duke ironizuar me shtëpinë e famshme për orët që ka shpenzuar duke e shikuar.
“Po këta të Big Brother VIP janë aty për shou apo për luftë. Zot të lutem më rikthe mbrapsht këto dy orë të jetës time që i humba duke parë Big Brother VIP”, ka shkruar ajo në InstaStory.