Emily Ratajkowski sugjeroi në një video të TikTok se ajo është biseksuale. Të hënën, modelja ndau një video të saj duke iu përgjigjur pyetjes së një përdoruesi: “Nëse identifikohesh si biseksuale, a ke një divan prej kadifeje të gjelbër?”
Pas kësaj pyetjeje, Emily shihet duke e kthyer kamerën drejt vetes dhe një divan të tillë në dhomën e saj të ndenjjes. Në fund të videos, ajo buzëqeshi enigmatikisht.
“Unë nuk jam homoseksuale, por ndjej se kjo është fitorja jonë”, “Tjetër fitore për femrat”, “Të themi se kjo është ndoshta një nga shumë gjëra që nuk e prisja”, janë komentet poshtë videos.
Kujtojmë se Ratajkowski së fundmi ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar disa herë dhe tani spekulohet se ajo është në një lidhje me Brad Pitt./FrontOnline/